Celebrities Gossip Showbiz

Chris Brown konfirmon se është bërë baba për herë të tretë!

Këngëtari i njohur Chris Brown ka konfirmuar së fundmi se është bërë baba për herë të tretë me anë të një postimi në rrjetet sociale. 32-vjeçari ka ripostuar në Instastory një foto nga Diamond Brown, nëna e vajzës 3-muajshe të tij Lovely Symphani Brown teksa sipër fotos ka vendosur tre zemra. Ndërkaq, Diamond në rrjetin e saj social Instagram ka shkruar se:

Të dhashë jetën, por në të vërtetë, ti më dhe timen. Gëzuar 3 muajt fishekzjarrja ime e vogël!

Kjo është hera e parë që ylli i R&B publikon fëmijën e tij më të vogël. Rikujtojmë se Chris Brown ka edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën Royalty 7-vjeçare, me Nia Guzman dhe djalin 2-vjeçar Aeko Catori, të cilin e mirëpriti me Ammika Harris. Së fundmi, këngëtari i rrymës “R&B”, është akuzuar për përdorim të lëndëve narkotike dhe përdhunimin e një gruaje në një jaht në vitin 2020, sipas një padie të paraqitur në një gjykatë të qarkut të Los Angeles-it.

Padia, e parë nga “NBC News”, pretendon se Brown u takua me gruan, e identifikuar si Jane Doe, në Miami në fund të dhjetorit të atij viti. Nuk mbaron me kaq, Sjellim në vëmendje se Drake dhe Chris Brown janë përfshirë edhe në një padi tjetër të paraqitur nga këngëtari Brandon Cooper dhe producenti Timothy ‘Drum’n Skillz’ Valentine.