Celebrities Gossip Showbiz

Chris Evans i jep ‘lamtumirën’ rrjeteve sociale këtë verë!

Vetëm disa orë pasi aktori Taron Egerton zbuloi se do të pushojë nga rrjetet sociale për pjesën tjetër të vitit, Chris Evans, vendosi të bëjë të njëjtën gjë, por vetëm për verën. 42-vjeçari, ndau postimin e Egerton në InstaStory, duke shtuar: “Më numëroni edhe mua. Do të pushojmë pak të gjithë”. Ylli i “Captain America” gjithashtu shkroi në Twitter:

Përshëndetje të gjithëve, po e trajtoj veten me një verë me më pak kohë para ekranit, kështu që po bëj një pushim të vogël nga Twitter dhe Instagrami. Shihemi së shpejti. Shumë dashuri.

Ndërkohë që Taron i ka lënë rrjetet sociale të hapura, Chris ka vendosur që t’i mbyllë tërësisht. Filmi i fundit në të cilin është shfaqur Evans është “Ghosted” së bashku me Ana de Armas. Prej disa muajsh është përfolur se aktori i filmave të Marvel-it, ishte në një lidhje me një aktore të re portugeze me të cilën është parë disa herë, por deri më tani nuk e kishin zyrtarizuar lidhjen e tyre. Së fundmi Evans ka bërë të ditur se ata jetojnë së bashku. Chris Evans u shpall mashkulli më seksi në botë në vitin 2022.