Celebrities Showbiz

Cila është kauza e rëndësishme që po mbron Megan Thee Stallion pas diplomimit?!

Megan Thee Stallion po vazhdon akoma të festojë diplomimin e saj. Së fundmi, fituesja 26-vjeçare e Grammy-t ndau disa foto të saj me kapele dhe fustan, me diplomë në dorë, pas diplomimit të saj në “Texas Southern University” gjatë fundjavës. Gjithashtu, në një intervistë me “Rolling Stone”, Megan tha se do t’i qëndronte besnike fjalës së saj për të hapur një shtëpi të asistuar në qytetin e saj të lindjes, Houston, pasi zbuloi planet e saj filantropike në vitin 2019.

Në postimin e saj në rrjetin social Instagram ka shkruar:

Akoma jo për faktin se më në fund mund të them se jam e diplomuar në kolegj. Një i diplomuar në kolegjin HBCU, Faleminderit shoqërisë dhe familjes time që më mbështetën gjatë gjithë kohës.

Megan. e cila u diplomua për administrim shëndetësor, postoi gjithashtu një foto të ëmbël të saj dhe të dashurit prej një viti, reperit tjetër Pardison Fontaine.

Duke folur për “Rolling Stone”, këngëtarja u shpreh e emocionuar pas diplomimit dhe tregoi se ka në plan të bëjë një ndryshim në komunitetin e shëndetësisë me diplomën e saj të re.

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se reperja amerikane Megan dhe i dashuri i saj gjithashtu reper, Pardi Fontaine para pak kohësh kanë festuar 1-vjetorin e lidhjes së tyre. Megan ka postuar në profilin e saj në Instagram një kolazh me foto të çmendura të tyre, që risjellin në kujtesë kohën e kaluar së bashku. Në mbishkrim shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe, shkruan:

Një vit argëtim me ty.