Celebrities Showbiz

Ja si zgjedhin ta festojnë 1-vjetorin e lidhjes Megan Thee Stallion dhe Pardi Fontaine…

Rreperja e njohur amerikane Megan Thee Stallion dhe i dashuri i saj gjithashtu reper, Pardi Fontaine ditën e djeshme kanë festuar 1-vjetorin e lidhjes së tyre. Megan ka postuar në profilin e saj në Instagram një kolazh me foto të çmendura të tyre, që risjellin në kujtesë kohën e kaluar së bashku. Në mbishkrim shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe, shkruan:

Një vit argëtim me ty.

Artistja e “Hot Girl Summer”, emri i plotë i së cilës është Megan Jovon Ruth Pete, kishte postuar në një seri fotografish të bukura dhe të veçanta nga momente të ndryshme me 31-vjeçarin nga New York-u, emri i plotë i të cilit është Jorden Kyle Lanier Thorpe. Çifti u pa gjithashtu në fotografitë që ajo ndau nga “Grammy Awards” dhe “iHeartRadio Music Awards”. Pardi gjithashtu postoi në rrjetin e tij social Instagram një klip të realizuar me këngën e John Legend “All of Me” me fotografi të tyre së bashku. Ai shkroi:

1 vit, për të vazhduar përgjithmonë.

Në muajin shkurt, reperja e njohur njoftoi dhe pranoi në një Instagram Live se ajo dhe Pardi ishin së bashku. Ajo tha se:

Nuk më pëlqejnë disa nga gjërat në internet. Njerëzit nuk e dinë për çfarë flasin, ata thjesht nuk thonë asgjë. Nuk më pëlqeu ajo që ata po përpiqeshin të thoshin për Pardin sepse ai është aq i qetë dhe aq i ëmbël. I dashuri im më bën shumë të lumtur dhe definitivisht kujdeset për mua. Ai e bën trurin dhe zemrën time të ndihet mirë.

Këngëtarja e “Cry Baby” vuri në dukje se lidhja e saj emocionale me Pardi sjell një dinamikë të veçantë në marrëdhënien e tyre dhe vijoi duke thënë se:

Kjo është një gjë e madhe për mua sepse ai më frymëzon dhe ne thjesht ndihemi si një ekip i vërtetë. Ai është partneri im.