Celebrities Gossip Showbiz

Cila ia ‘hëngri me sy’ Ledrit? Sara Hoxha ka një përgjigje epike!

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

Teksa një mikeshë e saj ka postuar një video të Ledrit në Instastory, teksa ai mban një kuti me çokokrem në dorë, në mënyrë ngacmuese ka etiketuar Sarën duke e pyetur: “Si mendon sa goca e kanë ‘ngrënë me sy Nutella-n’ e Ledrit?”  E përgjigja e bukuroshes ishte padyshim epike.

Unë e para zog.

Shpesh e kemi parë që ajo qëndron pas partnerit të saj në koncerte apo projekte të tjera dhe sa shumë të lidhur janë me njëri-tjetrin, por jo vetëm kaq pasi bukuroshja ka treguar se gjithashtu dhe e ndihmon atë. Si një vajzë me shumë stil, në videoklipin më të fundit të Ledrit, Sara së bashku me Diana Qerimin dhe Monda Kul, dy stiliste të njohura në Kosovë e ndihmuan reperin me ‘look-un’ e tij në videoklipin më të fundit ‘Monaco’.

Sara gjithashtu njihet për miqësinë e saj të ngushtë me këngëtaren Dhurata Dora. Shpesh dy bukuroshet postojnë foto dhe video teksa shfaqen në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe kështu kanë bërë dhe disa ditë më parë ku teksa janë takuar me një mikeshën e tyre të përbashkët nuk na i kanë kursyer postimet me njëra-tjetrën.

Një video e Sarës e postuar nga Dhurata do t’ju bëjë të shkriheni së qeshuri pasi me anë të një filtri që është bërë viral së fundmi në rrjete sociale ajo duket sikur po qan për çmimin e faturës që duhet të paguajë në tavolinë.