Celebrities Gossip Showbiz

Cila ishte arsyeja e vërtetë që Adele shtyu koncertin e saj?! Këto imazhe shtojnë dyshimet…

Seti i frikshëm dhe i braktisur për rezidencën fatkeqe të Adele në Las Vegas, është parë për herë të parë që kur këngëtarja shtyu një numër shfaqjesh muzikore. Këngëtarja i la fansat të zhgënjyer teksa me lot njoftoi se koncerti nuk do të bëhej duke thënë se shfaqja e saj thjesht nuk është gati. Njoftimi erdhi pasi ndjekësit e saj globalë kishin shpenzuar qindra para në fluturime dhe akomodim për të shkuar për ta parë performancën e saj.

Megjithëse krijuesja e shumë hiteve ka shprehur si arsye ekuipazhin e saj me Covid për anulimin e papritur, burime të tjera kanë spekuluar se gjithçka nuk ishte mirë me provat dhe tensionin mbi skenografinë, pasi u shfaqën disa fotografi. Pamjet e bëra më 5 janar tregojnë strukturën e madhe të vendosur midis rreshtave të bimëve. Një tjetër imazh i shpërndarë më 7 janar, përditësoi fansat në një postim në Facebook duke thënë:

14 ditë. Në 8 vitet e mia në industri nuk kam parë një ngarkesë si ajo.

Por vetëm dy javë më vonë, shkallët janë hequr, me platforma të gjera ndriçimi të varura në vend të saj dhe një platformë të ngritur në qendër të skenës. Burimet kanë pohuar që atëherë se këngëtarja ishte në mosmarrëveshje për dizajnin e skenave, kryesisht një pishinë në skenë që ajo duhej të performonte gjatë një prej numrave të saj, gjë që ata pretenduan se ishte arsyeja e vërtetë e shtyrjes së saj të papritur.