Health & Beauty

Cili është fruti magjik i bukurisë?!

Një frut shumë i rëndësishëm dhe mjaft i shijshëm është rrushi. Ai përmban lëndë që ndihmojnë lëkurën për tu bërë më e bukur dhe qelizat të rigjenerohen. Konsumi i tij ndihmon në përmisimin e pamjes së jashtme.
Ky frut është përdorur që në lashtësi për trajtime të bukurisë, kjo prej efekteve pastruese dhe rigjeneruese që mban. Tashmë shumë kompani kozmetike përdorin rrushin si përbërës kryesorë pasi kanë zbuluar aftësitë e tij antioksiduese.

Gjatë viteve të fundit janë krijuar teknika për nxjerrjen e ekstraktit, të cilat i përdorin për krijimi e produkteve dermo-kozmetike të ndryshme, kremra, pastrues fytyre, xhel, maska e shumë të tjera që kanë veti shumë të mira.
Efekti që jep tek lëkurat e femrave rreth të 40-ave dhe të thata, është hidratimi, ushqen lëkurën dhe e tonifikon atë. Gjithashtu ka aftësinë e parandalimit të plakjes së lëkurës.
Kremrat me përbërje rrushi, mund të përdoren dhe për reduktimin e celulitit.

Ekstrakti më efektiv i rrushit gjendet në tulin e tij, farat dhe lëkura. Ndihmon në pastrimin e fytyrës dhe poreve.
Një veti shumë e rëndësishme është se larja me ujin e rrushit ndihmon në pakësimin e fryrjeve dhe rëndimit të këmbëve, si dhe rregullon qarkullimin e gjakut.
Për të pasur një lëkurë magjike të këmbëve dhe t’i ndjeni sa më të lehta, mjafton të merrni 400 gr rrush të prerë dhe i lini të ziejnë në ujë për 15 minuta. Ujin kullojeni në vaskën e banjës tuaj apo në enën ku do të vendosni këmbët. Futuni në vaskë apo i mbani këmbët në ujë për 15 minuta. Më pas ju mbetet vetëm të shtriheni e relaksoheni.