Celebrities Film & Tv Showbiz

Çmimet “BAFTA 2022″/Filmi “The Power Of The Dog” fiton çmimin kryesor!

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ceremonia e shumëpritur e çmimeve ‘BAFTA’. Filmi i zhanrit dramë “The Power Of The Dog” dhe aktorët Will Smith, Troy Kotsur dhe Ariana DeBose fituan të gjithë çmimet ekuivalente në ceremonitë në Londër dhe Los Angeles, të zhvilluar dje, dy javë pas çmimeve Oscar. “The Power Of The Dog”, filmi i regjisores Jane Campion, fitoi çmimin kryesor për filmin më të mirë të “Critics Choice Awards”, pasi kishte fituar edhe çmimin ”Bafta” për filmin më të mirë.

Ajo tha se ishte absolutisht mahnitëse të nominohej së bashku me kaq shumë gra të jashtëzakonshme dhe falënderoi anëtarët e grupit si edhe Netflix. Smith gjithashtu “mposhti” Benedict Cumberbatch në kategorinë e aktorit më të mirë si në “Critics Choice Awards” ashtu edhe në “Bafta”.

DeBose u shpall aktorja më e mirë për rolin e saj si Anita në “West Side Story” në të dyja ceremonitë. Duke iu drejtuar kolegëve të saj të nominuar në kategorinë ”Critics Choice Awards, ajo tha:

Ju jeni të gjithë kaq të lavdishëm, ju më frymëzoni.

Filmi fantastiko-shkencor “Dune”, ishte filmi më i shpërblyer gjatë mbrëmjes me gjithsej pesë çmime. Risjellim në vëmendje se aktorja australiane Rebel Wilson kritikoi presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë ceremonisë vjetore të ‘BAFTA Awards’. Në një moment, kur shpjegoi sesi performanca e këngëtares Emilia Jones do të shoqërohej nga dy përkthyes të gjuhës së shenjave dhe dallimet mes tyre, Wilson tha përpara se të nxirrte gishtin e mesit se:

Për fat, në të gjitha gjuhët e shenjave, ky është gjesti për Putinin.

E mbajtur në Londër në Royal Albert Hall, këtë vit pamja e të nominuarve për ngjarjen e 75-të vjetore të organizuar nga Akademia Britanike e Filmit dhe Televizionit nuk zhgënjeu dhe në fakt nuk duhet të zhgënjejë duke qenë se është spektakli më i madh i çmimeve të vitit në Britani të Madhe.

Nga aktoret e “House of Gucci”, Lady Gaga dhe Salma Hayek me fustane luksoze prej kadifeje, deri te yjet e “West Side Story”, Rachel Zegler dhe Ariana Debose në këtë artikull do të njiheni me pamjet më mahnitëse të ‘BAFTA Awards 2022’.