Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri në një lidhje të re, por si ka reaguar ish-i dashuri i saj Dj Geek?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh, por së fundmi është aluduar se çifti i kanë dhënë fund.

Duket se pas ndarjes nga Dj Geek ka gjetur sërish dashurinë e jetës. Kudo po qarkullojnë  pamjet ku shihen Dafina me të dashurine saj të ri, duke dalë në një nga lokalet në Prishtinë. Mes çiftit nuk mungojnë as momentet romantike, si prekjet dhe përqafimet. Por si ka reaguar Dj Geek lidhjen e re të Dafinës? Duket se tepër mirë, pasi dyshja po vazhdon bashkëpunimet dhe kjo romancë nuk i ka penguar në punë.

Shpesh herë Dafina arriti gjithmonë të trazojë rrjetin me postimet e saj në Instagram. Vetëm pak më parë Dafina ka pozuar e veshur me xhinse dhe një bluzë të shkurtër, duke vënë në pah barkun e saj të tonifikuar, gjersa në njërën prej pozave, Dafina ngacmon imagjinatën e ndjekësve duke pozuar me dorën e futur në zonën intime.