Celebrities Gossip Showbiz

Dalin në ‘dritë’ detaje të reja nga ndarja e shumëpërfolur e dyshes Totti-Blasi!

Ndarja e Francesco Tottit nga Ilary Blasi ka qenë tema kryesore e këtyre ditëve. Së fundmi, Mara Venier intervistoi Roberto D’Agostinon, i pari që dha lajmin e ndarjes. Gazetari rrëfeu detaje të reja të historisë duke shprehur se:

Ata kanë qenë në krizë për të paktën pesë vjet. Kur u largua nga futbolli, Totti përjetoi një moment dëshpërimi, ndërsa karriera e Ilarit mori hov. Kur doli emri i Noemit, Ilary i kërkoi shpjegime Francescos para fëmijëve më të mëdhenj. Kishin vendosur të ndaheshin me një deklaratë të përbashkët që do të publikohej pas përfundimit të shkollës së fëmijëve. Publikimi i fotove të Francescos te shtëpia e Noemit e zemëroi shumë Ilary-n. Kjo është arsyeja pse dolën dy deklarata për shtyp. Ilary kohët e fundit nuk po del, ajo kalon mbrëmjet me miqtë në shtëpi. Pavarësisht momentit të vështirë që po kalon, duket se nuk e ka humbur dëshirën për të qeshur dhe luajtur, por u beson vetëm pak njerëzve.

Ndërkohë që Totti në një intervistë të dhënë për mediat italiane sqaroi se gruaja e tij e kishte lënë vetëm dhe e kishte tradhtuar gjatë vitit 2021 kur ai ishte me COVID-19. Gjithashtu ai tha se kishte pasur shumë thashetheme se bashkëshortja e tij e tradhtonte prej kohësh, çka sipas tij u faktua nga mesazhet që iu gjetën në telefon. Në intervistën e gjatë për Corriere della Sera, Francesco Totti nuk foli vetëm për tradhtitë e pretenduara të Ilary Blasi, por edhe për paratë që prezantuesja i kishte vjedhur.

Fillimisht i dhënë nga Corriere della Sera, lajmi se e dashura e Totti-t ishte shtatzënë “fluturoi”, duke shkaktuar jo pak habi.