Gossip Showbiz

Dalin në dritë sekrete të tjera të Bill Gates vetëm pak ditë pasi u divorcua!

Vetëm pak javë më parë themeluesi i Microsoft, Bill Gates, konfirmoi se është ndarë nga bashkëshortja e tij, Melinda Gates. Ndërkohë që nuk dihen ende të sakta shkaqet e ndarjes, në media kanë qarkulluar disa histori që tregojnë se Bill Gates nuk ka qenë i qëndrueshëm gjatë martesës së tij.

“The New York Times” ka publikuar dy histori sipas së cilave themeluesi i Microsoft ju ka kërkuar dy grave, që kanë punuar për të, që të dalin në takime romantike, por nuk ka marrë përgjigje pozitive prej tyre. Thuhet se njëra prej këtyre ngjarjeve ka ndodhur gjatë kohës që ai ishte i martuar me Melinda Gates.

Sipas raportimeve të “NYT”, Bill i ka dërguar menjëherë një email në vitin 2006 një punonjëseje pasi e pa në një prezantim dhe i ka kërkuar që të dilnin bashkë për darkë. Mirëpo punonjësja në fjalë nuk i ktheu kurrë një përgjigje dhe Bill i kërkoi që të bënte sikur nuk kishte marrë kurrë një email prej tij.

Gjithashtu thuhet se Bill ka udhëtuar dikur drejt New York-ut me një grua që punonte për fondacionin e tij dhe të Melinda Gates. Të dy ata kanë marrë pjesë në një party dhe gruaja në fjalë pretendon se me zë të ulët në mes të festës, Bill i ka kërkuar që të darkojnë bashkë.

Ajo ka treguar se atëherë vetëm ka qeshur për t’ju shmangur përgjigjes. Duke cituar disa punonjës dhe ish-punonjës së tij, “Times” shkruan se Bill Gates përshkruhet si një person që i bën njerëzit të mos ndihen rehat pranë tij, por të gjithë kanë theksuar se ai nuk ka abuzuar kurrë me fuqinë që ka.

Para se të bëhej publik lajmi për divorcin e Bill Gates nga bashkëshortja, Melinda, Bill u kishte treguar miqve të tij të golfit për problemet e marrëdhënies në çift dhe madje e përshkroi martesën e tij si pa dashuri. 

Së fundmi është bërë e ditur gjithashtu se ish-bashkëshortja e Bill Gates, Melinda kishte nisur konsultimin me avokatët e saj për divorc nga Bill në tetor të vitit 2019, pothuajse në të njëjtën kohë kur shoqëria e burrit të saj me financierin, Jeffrey Epstein po vihej në dyshim.