Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk kisha dashuri për të”…Bill Gates dhe Melinda në një martesë fasadë?!

Para pak kohësh themeluesi i “Microsoft” Bill Gates, dha lajmin se u nda nga gruaja e tij, Melinda Gates pas 27-vitesh bashkëjetesë. Së fundmi, është bërë e ditur se Melinda Gates është zyrtarisht një miliardere pasi Bill Gates transferoi aksione me vlerën e më shumë se 2 miliardë dollarëve ish-gruas së tij. 

Së fundmi është bërë e ditur gjithashtu se ish-bashkëshortja e Bill Gates, Melinda kishte nisur konsultimin me avokatët e saj për divorc nga Bill në tetor të vitit 2019, pothuajse në të njëjtën kohë kur shoqëria e burrit të saj me financierin, Jeffrey Epstein po vihej në dyshim.

Para se të bëhej publik lajmi për divorcin e Bill Gates nga bashkëshortja, Melinda, Bill u kishte treguar miqve të tij të golfit për problemet e marrëdhënies në çift dhe madje e përshkroi martesën e tij si pa dashuri. Lajmi është raportuar vetëm tani nga “New York Post”. Ndërkaq, burimi ka thënë se:

Bill ka folur me miqtë e tij të ngushtë të golfit. Ai u tha atyre para pak kohësh që martesa ishte pa dashuri, se kishte mbaruar prej disa kohësh dhe ata po jetonin jetë të ndara.

Së fundmi, ka qenë këngëtarja serbe Neda Ukraden e cila ka lënë një koment në një nga postimet e Gates në Instagram duke i shprehur se dëshiron të plaket me të.

Ndarja e Bill nga ish-bashkëshortja e tij u bë bujë e madhe mediatike dhe pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i parë nga vajza e dyshes së njohur, Jennifer Gates.