Celebrities Gossip Showbiz

“Dancing With The Stars” nisi, zbuloni vip-at që ndoqën show-n live nga studio!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e djeshme dhe mund ta themi tashmë që premiera e DWTS nuk zhgënjeu.

Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike. Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty për t’ju sjellë përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që ishte atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram. Ndërkohë, le t’ju japim një vështrim të gjithçkaje që ndodhi para dhe pas kamerave në premierën e “Dancing With The Stars”.

Veç vipave që shkëlqyen në arenën e kërcimit, të shumtë ishin dhe ata të pranishëm në publik për të përkrahur njerëzit e tyre të dashur. Gazetarja dhe moderatorja e TAR, Jonida Aliçkolli ishte e pranishme, teksa nga videot që publikoi duket se ajo përkrahu jo vetëm bashkëprezantuesen e “Pardon My French”, Elona Duro, por dhe shumë vipa të tjerë.

Donald Veshaj sigurisht që nuk mungoi, teksa përkrahu Bora Zemanin në premierën e “DWTS”. Kujtojmë, se Bora ishte gjithashtu aty në premierën e tij në “Më lër të flas”.

Viola Spiro ishte gjithashtu e pranishme në premierë dhe sipas pamjeve që postoi në rrjetet e saj sociale përkrahte jo një por tre vip-a. Deborah Keci, Isli Islami dhe Sara Hoxha, Viola ishte aty për ju.

Ndërkohë Andy Gramo ishte gjithashtu prezent në juri dhe sigurisht që nuk kemi dyshime se kë nga vip-at përkrahte ai. Julka Gramo kishte mbështetjen maksimale të partnerit të saj.

Arnita Beqiraj, partnerja e Arbër Çepanit ishte gjithashtu mes publikut, teksa përkrahte fort Arbrin dhe Erisën.

Xheraldina Vula dhe gjyshja e Ledrit ishin gjithashtu të pranishëm dhe përkrahja për Sarën dhe Luixhinon ishte maksimale.

Ina dhe Marsi Pojani, motrat e Megit padyshim që nuk mund të mungonin dhe përgatitja ishte maksimale, teksa të gjithë miqtë dhe familjarët e saj mbanin një kapelë që shkruante VIP 10, për të mbështëtur Megin dhe Jurgenin.