Celebrities Gossip Showbiz

“Dashuria fiton…”, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli shfaqen në Times Square!

Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Dyshja kanë fituar pëlqimin e fansave dhe padyshim që gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet. Epo dhe rasti i fundit është bërë viral, teksa në një video të publikuar së fundmi nga dyshja, Kiara shfaqet me një fustan të gjerë, që ka nxitur dyshimin e fansave për një shtatzani të mundshme.

Luizi dhe Kiara prej daljes nga “BBV2” e deri më sot marrin shpesh herë dhurata të ndryshme nga fansat e tyre. E kjo dhuratë e fundit nga një adhuruese e tyre ka qenë shumë e veçantë, ku i ka surprizuar ata duke iu shfaqur një video të realizuar me fotot e tyre në ekranin e madh të Times Square. Në videon në fjalë ku janë foto të ndryshme të çiftit është shkruar:

Në çdo hap së bashku. Ti më plotëson mua. Dashuria fiton. Gëzuar 9 muaj. Gjithmonë me ju Luiz dhe Kiara

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Luiz Ejlli është bërë së fundmi pjesë e provave të “Dancing With The Stars”. Ai ishte i pranishëm në provat e Ina Kollçakut partnerin e saj në kërcim, Eltionin. Teksa ky i fundit po i mësonte këngëtarit të njohur koreografinë, në një moment Luizi duhej të prekte të pasmet e Inës dhe ta ngrinte atë lart. Mirëpo ai tha që për të bërë këtë veprim duhet ti merrte leje bashkëshortes së tij, Kiara Tito pasi edhe kur pranoi të luante në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” ish-banori nuk e kishte ditur që do kishte skena, ku ndër to ishin edhe puthjet me Olta Gixharin.