Celebrities Gossip Showbiz

Dasma mes Ilnisës dhe Meritonit, Romeo i del kundra Meritonit duke ia thënë troç…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Tashmë është bërë traditë që në çdo edicion të “BBV” banorët të improvizojnë një dasmë tradicionale shqiptare. Dy nga banorët zgjidhen për të qenë çifti që do të martohen, një prej tyre prifti dhe të tjerët të ftuar. Këtë edicion nusja dhe dhëndri do të jenë Ilnisa dhe Meritoni dhe dasma do të bëhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00. Lidhur me këtë, ka pasur një diskutim mes Romeos dhe Meritionit, ku Romeo ka theksuar se e gjitha kjo dasmë është një skemë. Madje ai shkoi më tej duke thënë: “Unë nuk celebroj një dasmë që është e gjitha një skemë“! Romeo gjithashtu theksoi se edhe Bardhi nuk është ndjerë mirë nga e gjithë kjo situatë.