Celebrities Showbiz

Dea Mishel tregon ngjarjen që i ndodhi pas daljes nga BBV: “Më ndoqën disa njerëz…”

Dea Mishel Hoxha, ish-banorja e “Big Brother VIP”, ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”. Ajo foli më shumë për eksperiencën e saj në këtë format, por edhe përjetimet e saj tani që ka dalë jashtë.

Fillimisht si është marrëdhënia tani me miqtë dhe familjarët?

Kanë qenë pak të prekur dhe më shohin sikur duan të më mbrojnë. Unë jam mësuar me komentet. Tani janë pozitive kryesisht, por ata kanë përjetuar atë valën negative. Përpiqen të më ruajnë, por tani jam unë ajo që dua t’u ngre humorin.

Cili ka qenë momenti më i lumtur dhe më trishtues brenda në shtëpi?

Momenti më i bukur ka qenë kur kemi bërë skulpturën, kur kam fituar ‘Dancing With The Stars’, kur kemi bërë ‘Voice’-in. Momentet që kishin art kanë qenë më të bukurat, unë lulëzoj me art. Momenti më i keq ka qenë malli për familjen, ndihesha vetëm dhe nuk kisha se me kë të flisja. Në disa periudha kishim konflikte. Vetëm rrija shtrirë, nuk haja. Por kam bërë dhe shoqëri aty brenda. Kam bërë shoqëri me Oltën, Jorin, Kristin. Sa herë që unë afrohesha me dikë ata dilnin nga shtëpia. Ishte si mallkim (qesh).

Ke marrë kërcënime?

Unë kam marrë kërcënime më shumë se të gjithë në momentin e nominimit. Prindërit e mi merrnin kërcënime, ‘të di shtëpinë’, ‘dua të të vras’… Edhe kur dola më ndoqën disa njerëz dhe sikur kishin ndonjë muhabet të pasqaruar me mua. Ishin tre burra rreth të tridhjetave… Kishin pirë pak.