Celebrities Gossip Showbiz

“Do përndjek Kristin…”, Dea Mishel tregon hatërmbetjen mes tyre!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme 2 nga finalistët e “BBV2”, Krist Aliaj dhe Dea Mishel ishin të ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe kanë zbuluar shumë të reja rreth jetës së tyre pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj. Gjatë prezantimit Dea u shpreh se nuk ka ardhur në emision si e ftuar, por për të përndjekur Kristin, i cili kishte tre ditë që nuk i hapte telefonin dhe për këtë donte një përgjigje nga ish-banori.

Dea: Kam ardhur për të përndjekur Kristin se ka tre ditë që s’më hap telefonin nuk e di pse

Kristi: Çfarë hatermbetje ka ajo me mua? Pse më merr ajo mua në telefon?

Dea: Të të takoj, mos të të marr fare?

Kristi: Çfarë halli ka Dea prsh?

Gjatë fillimit të rubrikës moderatori Ed Manushi u dha fund thashethemeve duke pohuar se është e vërtetë që këtë sezon Kristi do të jetë pjesë e jurisë së “She’s on top”.