Celebrities Gossip Showbiz

Deklaroi se kanë pasur një romancë, dalin fotot e para të Sarës dhe Silvit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ditën që u bë pjesë e “BBV3”, Silvi dekaroi se ka pasur një flirt me Sarën para disa kohësh dhe se fotot do të publikoheshin së shpejti. Ditën e sotme ka qarkulluar nëpër rrjet fotoja e tyre e parë, ku shihen përkrah njëri-tjetrit. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Silvi ka shpjeguar për banorët se Sarën e ka njohur nga jashtë, ku madje kanë punuar në një projekt së bashku. Ama kjo foto nuk vërteton asnjë flirt apo romancë mes, por vetëm shoqëri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Në momentin që Julia Ilirjani u bë pjesë e “Big Brother VIP 3”, kudo qarkulluan lajmet se aktorja është motra e biznesmenit të njohur, Elton Ilirjani, ku dhe janë shpërndarë shumë foto të tyre. Për këtë vajza e Julias, Renee ka sqaruar lidhjen familjare të tyre dhe se Eltoni nuk është daja i saj biologjik.