Celebrities Gossip Showbiz

Një ekspozitë për reperin e ndjerë Tupac Shakur pritet të hapet së shpejti!

Ai humbi jetën në një mënyrë të mistershme në vitin 1996. Historia e jetës së tij është futur edhe në rastet më të veçanta që përkojnë me të premten e zezë të 13 shtatorit. Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se do të hapet së shpejti një ekspozitë për reperin e ndjerë Tupac Shakur.

Ekspozita e titulluar “Wake Me When I’m Free” do të hapet me 21 janar, 25 vjet pas vdekjes reperit dhe do të zhvillohet në Los Angeles. Drejtori kreativ Jeremu Hodges u shpreh se:

Është një privilegj të jesh pjesë e një projekti të tillë monumental dhe të ndërtosh një përvojë që nderon një njeri kaq produktiv, nuk mund të përmblidhet me fjalë. Ne donim të krijonim një përvojë të paharrueshme që do t’ju frymëzojë për të qenë më të mirë, duke kuptuar se ai ishte një shpirt i vërtetë revolucionar.

I njohur për këngët “Dear Mama”, “I Get Around”, “Keep Ya Head Up” rikujtojmë se Shakur vdiq më 13 shtator 1996, gjashtë ditë pasi u qëllua me armë zjarri në Las Vegas. Së fundmi, mësohet se makina e tipit BMW 750IL me vit prodhimi 1996 në të cilën Tupac u qëllua dhe u vra ndërsa po linte një grindje në MGM Grand në Las Vegas, është përsëri në treg.

Makina e cila ishte regjistruar fillimisht nën “Death Row Records” tani po shitet nga “Celebrity Cars Las Vegas” për 1.75 milion dollarë. BMW-ja e zezë e reperit të ndjerë u shfaq në serialin “Pawn Stars” në vitin 2018 me një çmim të kërkuar prej 1.5 milion dollarë, por ende nuk ka gjetur një blerës.

Ndërkaq, aktorja dhe producentja amerikane, Jada Pinkett Smith, e ka nderuar mikun e saj Tupac duke ndarë në rrjete sociale një poezi të shkruar nga reperi dhe të papublikuar më parë. Ajo ka postuar në “Instagram” një video shoqëruar me një dedikim shumë prekës.