Celebrities Music Showbiz

Demi Lovato publikon këngën e saj të re dhe ja se çfarë fshihet pas saj…

Këngëtarja Demi Lovato sapo mbushi 29 vjeç dhe për të festuar rastin, ajo publikoi videoklipin për këngën e re, “Melon Cake”. Vitin e kaluar, Demi foli për çrregullimet e të ngrënit dhe mënyrën se si ekipi e kontrollonte. Ata i fshihnin frutat për ta ndaluar të hante sheqer. Ajo u shpreh:

Nëse do të isha në dhomën time të hotelit natën, ata do të siguroheshin që unë të mos mund ta merrja shërbimin në dhomë. Ose nëse kisha shumë fruta në dhomë, i hiqnin sepse ishte ‘sheqer shtesë’. Nuk po flasim për ëmbëlsira, biskota apo gjëra të tilla: Ishin thjesht fruta!

Kjo vazhdoi deri në atë pikë sa për ditëlindje, Demit do t’i jepej një shalqi me krem të bardhë pa yndyrë përsipër si ‘tortë’, prandaj edhe kënga quhet “Melon Cake” (tortë shalqiri). Këngëtarja shpjegoi:

Për vite me radhë ne e bëmë këtë, duke e kthyer edhe në shaka, por e vërteta është se unë thjesht doja një tortë ditëlindjeje.

E gjithë përvoja krijoi dhe këngën e “Melon Cake”, ku këngëtarja tregon se ka jetuar si e burgosur brenda mendjes së saj dhe i kërkon falje vetes.

E dashur vetja ime e vogël, më fal që më mori kaq shumë kohë, por më në fund je e lirë!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Demi Lovato treguar se ndarja nga ish-i fejuari i saj Max Ehrich ka qenë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë. Demi thotë se tashmë është bërë më e sigurt në vetëvete që kur u nda nga ai. Artistja 29-vjeçare, gjithashtu ka dhënë deklaratën e bujshme se pandemia kishte të bënte me të, sepse në fillim të izolimit global, nisi të identifikohej si jo binare. Sidoqoftë, kjo gjë ndodhi kur situata mes saj dhe Max prej kohësh kishte filluar të kishte probleme.