Celebrities Gossip Showbiz

Kjo ishte gjëja më e mirë që mund t’i kishte ndodhur këngëtares Demi Lovato sipas saj…

Këngëtarja Demi Lovato ka treguar së fundmi se ish-i fejuari i saj, Max Ehrich e largonte atë nga të qenurit vetvetja. Demi thotë se tashmë është bërë më e sigurt në vetëvete që kur u nda nga ai. Kur kujton kohët e vjetra këngëtarja shprehet se përfundimi i fejesës së tyre dy-mujore me aktorin mund të ketë qenë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë.

Artistja 29-vjeçare, gjithashtu ka dhënë deklaratën e bujshme se pandemia kishte të bënte me të, sepse në fillim të izolimit global, nisi të identifikohej si jo binare. Sidoqoftë, kjo gjë ndodhi kur situata mes saj dhe Max prej kohësh kishte filluar të kishte probleme.

Demi gjithashtu tregoi se ishte në gjendje të qëndrojë me këmbët e saj pas ndarjes, pa patur nevojë për dikë tjetër që t’i vërtetojë ose ta bëjë të ndihet e pranuar. Kjo ndodhi kur Demi në të vërtetë filloi të identifikohej si jo binare tek miqtë dhe familja e saj, e cila ndodhi në fund të vitit të kaluar. Këngëtarja u shpreh gjithashtu se ky udhëtim ka të ngjarë të vazhdojë përgjithmonë.

Ishte përfundimi i të gjitha gjërave që më kishin penguar të identifikohesha si personi që jam sot.

Rikujtojmë se, Demi Lovato është fotografuar me motrën e Miley Cyrus, Noah, teksa kanë marrë pjesë në mbrëmjen “Space Jam: A New Legacy” në Magic Mountain në Valencia të Kalifornisë. Ato janë fotografuar dorë për dore, disa muaj pasi nxitën thashethemet për një romancë. Demi dhe motra e vogël e Miley Cyrus u bënë bashkë në fillim të vitit për realizimin e këngës “Easy”. Asokohe një burim u shpreh se sjellja e tyre ka hedhur dyshime për një lidhje dashurie, pasi ato janë shfaqur mjaft të afërta me njëra-tjetrën.