Celebrities Gossip Showbiz

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis!

Kanë kaluar disa vite që kur u publikua lajmi se aktori Bruce Willis ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale. Willis ka qenë i mbyllur në shtëpinë e tij për më shumë se dy vjet nën kujdesin e familjes së tij, të cilët nuk e kanë lënë vetëm në këto kohë të vështira. Në fakt, gjendja shëndetësore e aktorit është publike falë lajmeve të ndara nga gruaja dhe fëmijët e tij në rrjetet sociale, por edhe nga aktorja Demi Moore, e cila edhe pse është divorcuar nga Willis për më shumë se tre dekada, vazhdon të ofrojë mbështetje për të.

Ata kanë bashkë tri vajza. Burimi shpjegoi se si Moore po ndryshon mentalitetin e saj pasi gjendja e artistit vazhdon të përkeqësohet. “Ajo ndihet jashtëzakonisht mirënjohëse. Ajo ka kaluar jetën e saj me të dhe është mirënjohëse për të gjitha gjërat që kanë kaluar”-tha burimi. Aktorja beson se kjo situatë e ka mësuar se si të bëhet e fortë.

“Të shohësh atë duke kaluar nëpër betejat e tij i ka treguar Demit se si të jetë e fortë. Është kaq e hidhur, por edhe frymëzuese. Ajo e admiron kaq shumë Bruce dhe po përgatit veten për lamtumirë emocionale”. Moore ka treguar së fundmi se si është të kujdesesh për dikë që ka demencë.

Willis u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022, pasi u diagnostikua me afazi. Në shkurt 2023, Moore dhe familja e tij zbuluan më tej se gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe se ai ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale. “Çfarë mesazhi keni për njerëzit atje jashtë që kanë anëtarë të familjes me demencë? Kush mund të kujdeset për ta?”-e pyeti Andi Cohen aktoren në emisionin e tij SiriusXM “Radio Andy”.

Mendoj se gjëja më e rëndësishme që mund të ndaj është vetëm t’i kuptojmë. Kur bëni paqe me faktin që ato nuk janë më personat që kanë qenë, atëherë mund të qëndroni vërtet në të tashmen dhe të merrni gëzimin dhe dashurinë që është e pranishme.