Tech

Dëshiron të zvogëlojë nevojën për kufje, risia e fundit e Apple do t’ju pëlqejë të gjithëve!

Apple dëshiron të zvogëlojë nevojën për kufje ndaj po teston mundësinë e krijimit të një lloj altoparlanti mobile. Apple është aktualisht në fazën e kërkimit dhe ajo që dëshiron të krijojë është një altoparlant, që do të përdorte teknologjinë e drejtimit të audios në mënyrë që përdoruesi të mund ta dëgjojë qartë tingullin, por askush tjetër nuk mund ta dëgjojë.

Apple e quajti këtë patentë një “pajisje mobile me tingull drejtimi” dhe ngjan me skenat e filmit Star Trek. Pajisja do të përdorte valë zanore të drejtuara në mënyrë që vetëm përdoruesi të dëgjonte tingullin, që do të thotë se pajisja do të duhej të ishte e vendosur në trup sipas ilustrimeve të Apple dhe ka shumë të ngjarë të ngjitet në veshje.

Kështu, tingulli do të udhëtonte nëpër ajër dhe në drejtimin e dhënë në veshët e përdoruesit dhe jo rreth tyre. Por, mënyra e mbajtjes së pajisjes shihet vetëm në ilustrim dhe jo në përshkrimin e patentës. Aktualisht Apple po hulumton se si ta detyrojë pajisjen që të transmetojë zë vetëm tek përdoruesi që do të sigurojë privatësi dhe pa kufje.

Apple dëshiron të zvogëlojë nevojën për kufje sepse ato mund të ndërhyjnë në aftësinë e përdoruesit për të dëgjuar tingujt përreth ose për të komunikuar me njerëz të tjerë në të njëjtën kohë. Kompania amerikane shton se pajisja mund të përfshijë një mikrofon, lidhje me pajisje të tjera për lehtësinë e përdorimit, ose sensorë të krijuar për të monitoruar karakteristikat e përdoruesit për të siguruar një përvojë të përshtatshme të përdoruesit.

Apple ka regjistruar rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë COVID. Bëhet e ditur se shitjet për periudhën janar-mars janë ulur me 10%, diçka që nuk ka ndodhur që kur kompania vonoi prezantimin e telefonit të ri për shkak të kufizimeve nga pandemia.

Në përgjithësi, gjiganti teknologjik ka fituar 90.8 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, 4% më pak se një vit më parë. Megjithatë, raportohet se vlera e përgjithshme e kompanisë është rritur pas rritjes së çmimeve të aksioneve të saj për gati 7%. Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka njoftuar se kompania do të integrojë më shumë Inteligjencë Artificiale në telefonat e saj. Ndërsa Samsung ka prezantuar telefona me Al ku përfshihen edhe chatbot gjenerues, Apple ende nuk ka njoftuar se si Al do të jetë pjesë e telefonave të saj.