Celebrities Gossip Showbiz

Dhuratë si kjo që i ka bërë Travis Scott vajzës së tij, nuk keni parë ndonjëherë!

Stormi është ndoshta një nga fëmijët më të përkëdhelur të të famshmëve të showbiz-it të huaj. Prindërit e saj, Kylie Jenner dhe Travis Scott, sigurohen që t’i plotësojnë saj çdo dëshirë, sado e pakuptimtë apo e panevojshme që ajo mund të jetë.

I tillë është edhe rasti i fundit. Kylie ka postuar në InstaStory mbrëmjen e kaluar dhuratën më të re që Travis vendosi që t’i bënte Stormi-t. Dhe kjo është autobus. Ashtu siç e lexuat, një autobus i madh shkolle ngjyrë i verdhë.

Krahas fotos së publikuar nga Kylie, ku duket Stormi pranë autobusit, ajo shkruan:

Gjithçka për të cilën Stormi ka qenë duke folur ditët e fundit, ka qenë se si ajo dëshironte që të ngiste një autobus të madh të verdhë. Babi e surprizoi atë.

Pra, të qenit i pasur dhe shumë i famshëm ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Si për shembull, fillon të mendosh se çfarë dhurate të pakuptimtë dhe tejet të shtrenjtë do t’i blesh një 3-vjeçareje. Por fundja, kjo është kënaqësia e të pasurve, apo jo?

Rikujtojmë se, dyshja më e pëlqyer e showbiz-it, Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se do të bëhen përsëri prindër. Thashethemet për këtë nisën që pas deklaratës së Travis, ku përpara miliona ndjekësve ai bëri një deklaratë duke thënë se ishte akoma i dashuruar me Kylie-n. Burime të sigurta kanë konfirmuar lajmin për “Page Six” dhe kanë treguar se vajza e tyre, Stormi është lumturuar kur ka marrë vesh që do bëhej me një motër ose vëlla.