Celebrities Gossip Showbiz

Dikur preferonte meshkujt më të mëdhenj se vetja në moshë, ja si shprehet sot Demi Lovato!

Problemet që ka patur në raport me të atin kanë bërë që këngëtarja Demi Lovato të kërkojë lidhje me meshkuj shumë më të mëdhenj nga ajo në moshë. Këngëtarja foli në “The Howard Stern Show” dhe iu referua lidhjeve që kishte bërë në të kaluarën, me meshkuj më të mëdhenj. Një prej tyre ishte Wilmer Valderrama, i cili është 13 vjet me i madh

Tani mund të them me besim se nuk i kam më të gjitha këto probleme që kam pasur me babin. 

Duke reflektuar për marrëdhëniet e saj, Demi deklaroi se tani për të është e “pështirë” të jetë me një mashkull me të cilin ka një diferencë të madhe moshe. Aktualisht këngëtarja është në një lidhje të shëndetshme, siç thotë ajo, me një mashkull në moshën e saj, i cili e bëri të kuptojë se çfarë kërkon në të vërtetë.

Unë jam me partnerin tim, i cili është afër moshës sime. E kthej kokën në të kaluarën, njohjet e mia me burra të moshuar dhe mendoj se jam penduar, ishte e neveritshme.