Health & Beauty Lifestyle

Dilema e sezonit të verës: ‘A mund ta përdorni kremin e diellit të vitit të kaluar?!’ Flasin dermatologët!

Ne kalojmë shumë kohë duke shijuar rrezet e diellit gjatë sezonit të verës por duhet të tregohemi të zgjuar e të përdorim gjithmonë kremin e diellit. Disa njerëz nxjerrin kremrat e vitit të kaluar, ndërsa të tjerë shkojnë në dyqane për të blerë të rinj. Por si duhet të veprojmë? A mund ta përdorim kremin e diellit të vitit të kaluar? A ka të njëjtin efekt?

Kur blini një krem të ri kundër diellit, etiketa zakonisht thotë se produkti zgjat rreth 12 muaj pas hapjes. Prodhuesit e kremit thonë se SPF mund të përgjysmohet pas një viti. Sipas tyre, kjo ndodh sepse produkti vazhdimisht bie në kontakt me rrezatimin UV, oksigjenin dhe nxehtësinë gjatë verës. Kjo është arsyeja pse locioni bëhet më pak efektiv me kalimin e kohës.

Megjithatë, dermatologia Ann Lievens mendon se kjo ndoshta është pak e ekzagjeruar. Ajo shpjegoi për ‘HLN’ se është humbje e panevojshme e aq shumë kremrave të hapur, nëse ata zhduken pas një viti. Lievens donte të dinte të vërtetën në lidhje me këtë, kështu që testoi nëse SPF e një shisheje vjetore e një kremi ishte reduktuar apo jo.

Dermatologët testuan pesë kremra me SPF të lartë 50+ për fëmijët, Eucerin Kids Sun, Nivea Sun Kids, Garnier Ambre Solaire Kids, Solait Kids dhe Aptonia Kids. Lievens shpjegon se:

Një vit më vonë i testuam përsëri pas imitimit të kushteve të njëjta të testit të parë. Gjatë vitit, kremrat iu nënshtruan temperaturave të larta dhe të ulëta dhe u hapën shpesh gjatë një periudhe dyjavore. Testi tregoi se të gjitha produktet kishin ende një SPF prej 50+ dhe kishin ruajtur mbrojtjen e tyre nga rrezet UVA. Kjo do të thotë se testet tona tregojnë se kremrat e diellit mund të përdoren për më shumë se një vit.

Pra, nuk duhet ta hidhni menjëherë pas plazhit shishen e kremit, por është e rëndësishme të mbani në mend disa gjëra. Për shembull, duhet të ruani kremin në mënyrë të kujdesshme. Lievens këshillon:

Mos e lini shishen të hapur pas përdorimit dhe vendoseni në hije.

Ajo gjithashtu i nxit njerëzit ta ruajnë produktin në një vend të freskët e të thatë larg nga dielli edhe gjatë vitit. Për më tepër, ka disa gjëra që duhet të kontrolloni para se të përdorni produktin. Nëse ka erë të çuditshme ose cilësia ka ndryshuar plotësisht, ju duhet ta hidhni atë gjithsesi.

Por nëse duket mirë, ju patjetër mund ta përdorni atë edhe vitin tjetër.

Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë ankohen për alergjinë nga dielli. Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje lidhen me çrregullimet e lëkurës.

Edhe pse në pamje të parë mund të duket një proces i thjeshtë, jo të gjithë e dinë si përdoret kremi kundra diellit dhe si rrjedhojë jeni më të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme për lëkurën. Këto janë 3 gabimet më të zakonshme që bëni kur aplikoni kremin e diellit.