E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Anxhela Panxhi,eksperte e bio-kozmetikës. Ajo ka folur më shumë për kujdesin ndaj lëkurës, sidomos gjatë sezonit të verës…
Si mund të rikuperohemi nga djegia nga dielli?
Edhe nëse nuk digjemi, por të kemi bërë atë rutinën tonë të përditshme, kemi vepruar në mënyrë të atillë që ditët e para kemi përdorur vetëm kremin SPF dhe jo vajrat nxirës të plazhit, atëherë pas qëndrimit në diell mirë është që ne të përdorim elementë si xhelo Aloe Vera, jo vetëm për pjesën e ekspozuar më shumë, në fytyrë dhe në trup. Elemente të cilat përmbajnë acid hialorunik i cili na ndihmon shumë për mbajtjen e nivelit ujor në lëkurë dhe në krijimin e barrierave mbrojtëse si dhe ndihmon qelizat në rikuperimin e kolgjenit dhe elastinës, që do të ndihmojë më shumë si një përgjigje imune ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, nëse jemi ekspozuar në oraret e dëmshme.