Celebrities

Disa javë pas intervistës me Oprah Winfrey, Princ Harry në një “ribashkim të ëmbël” me Mbretëreshë Elizabeth!

Raportet në familjen mbretërore të Sussex-it janë vënë shpeshherë në diskutim, ndërkohë që është përfolur se largimi i Harry dhe Meghan nga pallati mbretëror i ka shtuar edhe më tepër tensionet. Ndërkohë, kujtojmë se prej kohësh çifti nuk takohet me Mbretëreshën Elizabeth dhe raporti i tyre është tepër i ndërlikuar.

Princ Harry pati një “ribashkim shumë të ëmbël” me mbretëreshën në funeralin e Princit Philip, pavarësisht marrëdhënies së tyre të ndërlikuar pas intervistës “bombë” me Oprah Winfrey. Kujtojmë, se ajo intervistë trazoi ujrat në familjen mbretërore duke qenë se çifti mbretëror akuzoi pjesëtarët e familjes për racizëm.

Por duket se tensioni mes pjesëtarëve të familjes është ulur për shkak të ribashkimit të tyre në funeralin e Dukës. Harry dhe William u fotografuan së bashku teksa ecnin përkrah Kate Middleton. Ndërkohë, në një version të paautorizuar të biografisë së Harry, pretendohet se princi gjithashtu gëzoi një ribashkim të shumëpritur edhe me Mbretëreshën Elizabeth.

Duke e parë njëri-tjetrin pas kaq shumë kohësh larg, në periudhën më të gjatë që Harry kaloi pa e parë mbretëreshën, takimi i tyre ishte për një rast shumë të veçantë. Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, ai ka dashurinë dhe respektin maksimal për të. Jeta e saj me detyrime dhe duke shërbyer është një nga shumë mënyrat që ajo e ka inspiruar atë të shërbejë.

Sipas burimit, Harry gjithashtu shpenzoi një kohë të konsiderueshme me kushërirën, Princeshë Evgjeninë dhe burrin e saj Jack Brooksbank. Duket se Harry po fillon të ketë përsëri marrëdhënie shumë të afërta me pjesëtarët e familjes mbretërore.

Megjithatë, tensioniet do të rifillojnë në familje, duke qenë se, të gjithë jemi në pritje të publikimit të librit nga Princ Harry. Një libër që ka patur shumë diskutime, dhe ka frikësuar pjesëtarët e familjes, pasi pritet që Harry të zbulojë detaje të frikshme lidhur me raportet mes anëtarëve të saj.