Celebrities Gossip Showbiz

Disa metra larg Dua Lipa-s, fatin e Eva Muratit do të donim të gjithë!

Së fundmi, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa ndodhet në Milano ku ka realizuar koncertin e radhës dhe moderatorja e njohur Eva Murati ka patur fatin ta shijojë nga afër performancën e super yllit të muzikës pop. Ajo ka fluturuar drejt Italisë dhe ka marrë pjesë në koncertin e këngëtares shqiptare duke ndarë dhe foto e video nga mbrëmja në rrjetin e saj social Instagram.

Eva kishte veshur një fustan të kuq dhe dukej në super formë teksa ka shijuar e lumtur koncertin mes miqve. Rikujtojmë që Dua do realizojë një koncert në Tiranë në fund të vitit. Gjithashtu pas disa muajsh në Prishtinë do të realizohet edhe festivali i saj “Sunny Hill”. 26-vjeçarja ka treguar se do të jetë prezente në këtë festival duke shprehur se:

Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz që të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë, dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende. Festivali ynë ‘Sunny Hill’ do të përsëritet në Kosovë, në gusht të këtij viti dhe më pas do të kthehem me siguri në Shqipëri.

Rikujtojmë, se festivali që ka shkaktuar jehonë ndërkombëtare ka nisur në vitin 2018. Ky koncert është mbajtur për dy vite radhazi, 2018 dhe 2019 në fillim të muajit gusht në Parkun e Gërmisë. Festivali, nën drejtimin e babait të Dua Lipës, Dukagjin Lipës, në edicionet e mëparshme të “Sunny Hill” solli yje e artistë të mëdhenj të tregut ndërkombëtar.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se katër vite pas suksesit të këngës “One Kiss”, Calvin Harris dhe Dua Lipa do të bëhen sërish bashkë për të sjellë te publiku një bashkëpunim të ri. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë Calvin me anë të një videoje në TikTok, duke zbuluar pak nga kënga.