Celebrities Gossip Showbiz

U konfirmua tashmë, Krist Aliaj do të jetë pjesë e jurisë së këtij reality show!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Krist Aliaj ishte i ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj. Gjatë fillimit të rubrikës moderatori Ed Manushi u dha fund thashethemeve duke pohuar se është e vërtetë që këtë sezon Kristi do të jetë pjesë e jurisë së “She’s on top” e për këtë lajm Kristi u shpreh:

Kristi: Dua të shikoj si do shkoj pastaj do ju tregoj dashurinë, si do më trajtojnë… 

Ditën e djeshme Kristi me anë të një Instastory ka treguar se mbrëmjen e sotme do të jetë i ftuar në spektaklin e humorit “Portokalli”.