Celebrities Gossip Showbiz

Do të shkriheni së qeshuri kur të shihni video-n e PM teksa ‘i propozon’ Sarës!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

E së fundmi, PM ka bërë një veprim shumë ‘funny’ ashtu si jemi mësuar shpesh me të. Ai i afrohet Sarës me një kuti të vogël në dorë, i ulet në gjunjë në sy të njerëzve dhe hap kutinë, por… ajo është bosh, asnjë unazë. Të gjithë të pranishmit janë shkrirë së qeshuri, teksa blogerja tepër e emocionuar ‘e godet’ në sup duke qeshur.

E ftuar në një intervistë, bukuroshja na tregoi se si po shkon marrëdhënia mes tyre dhe a bëhet xheloze Sara kur i afrohen vajza partnerit të saj.