Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema zbulon kur do të rikthehet në ekran!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Jo vetëm kaq, por bukuroshja qëndron aktive në rrjete sociale edhe duke i shuar ndjekësve të saj kureshtje apo pyetje të ndryshme që mund të kenë. Një ndër ta e ka pyetur prezantuesen nëse pas lindjes do të qëndrojë gjatë në shtëpi,për t’ja përkushtuar gjithë kohën e saj djalit apo do të rikthehet në punë dhe Dojna është shprehur se:

Fakti që bëhem nënë , nuk mendoj se do të më privojë nga të qënurit grua me dëshirat, pikësynimet dhe profesionin e saj. Për mua është fëmija e parë dhe se di si do të përballem, por në këtë moment e mendoj që do të kthehem shpejt. Unë e dua dhe më lumturon puna që bëj. Rjedhimisht një mami e lumtur ka fëmijë të lumtur.

Edhe shumë pak e ndan bukuroshen nga pritja e ëmbël. Gjithmonë Dojna ka postuar foto dhe video nga ecuria e shtatzënisë së saj dhe kështu ka qenë edhe postimi i fundit i moderatores, ku na ka treguar se tashmë ka hyrë në muajn e fundit të shtatzënisë.

Çifti Dojna-Vlashent nuk ishin shfaqur asnjëherë në një intervistë televizive së bashku gjatë shtatzanisë së bukuroshes, por ‘thyen akullin’ në këtë episod të fundit të ‘Më lër të flas’.