Celebrities Film & Tv Showbiz

Dokumentari i David Beckham thyen rekord shikueshmërie!

Dokumentari i David Beckham në Netflix ka thyer një rekord duke grumbulluar 3.8 milionë shikues gjatë javës së premierës. Në këtë dokumentar katër-pjesësh të titulluar “Beckham”, i publikuar më 4 tetor pasqyrohet jeta e David me Victoria-n, martesa dhe romanca e tyre e hershme si dhe karriera në futboll e David.

Pjesa e dytë ishte gjithashtu një sukses duke arritur afro tre milionë shikues. Beckham ka qenë shfaqja më e shikuar e shërbimit të transmetimit për dy javë. Futbollisti tregoi për vështirësitë me shëndetin e tij mendor pasi u bë armiku numër 1 i publikut pas mërzitjes së tij famëkeqe me kartonin e kuq gjatë Kupës së Botës 1998, me abuzime që u bënë ndaj tij dhe familjes së tij. Victoria foli për herë të parë për dhimbjen që pësoi pas pretendimeve për lidhjen e dyshuar të burrit të saj, David. Veç këtyre, pati edhe shumë gjëra të tjera interesante në jetën e çiftit më të përfolur në botë e showbiz-it.