Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni është reperi i parë shqiptar që…

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Të gjithë besojmë i mbajmë mend fillimet e reperit nga Drenica, i cili pati jehonën e madhe të tij, që padyshim mund ta quajmë dhe një pikë shumë kyçe të karrierës, me ‘freestyle-t’ e tij në emisionin e Meriton Mjekiqit. ‘Make e pose’ madje u bë fenomeni i TikTok-ut, ku shumë të famshëm madje dhe të huaj e realizuan si sfidë. E pas saj, Don Xhoni u bë një nga artistët më të suksesshëm të tregut muzikor duke realizuar kështu edhe shumë bashkëpunime me këngëtarë të konsoliduar të showbiz-it. Megjithatë, ashtu si asnjë reper tjetër, Xhonatani është i pari që është bërë i njohur nga ‘freestyle-t’. Këtë e ka treguar vetë artisti me anë të një Instastory.

E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë. Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe pikërisht këtë na ka paralajmëruar reperi. Me anë të një Instastory, teksa ka treguar mikun e tij më të ngushtë dhe njëkohësisht menaxherin e tij, krahas Don Xhoni na ka zbuluar surprizën e radhës.

Reperi është i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon dhe në anën financiare, jo vetëm të tij por të të gjithë artistëve. Mirëpo, tek reperi i hitit “Make a pose”, i cili ka shumë pak kohë në tregun muzikor, sigurisht që bie mjaft në sy. Pak ditë më parë, Xhonatani ka ndarë me ndjekësit e tij një foto ku duket vila e tij dhe dy makina të parkuara përpara që na lini t’ju themi janë me të vërtetë shumë luksoze dhe të kushtueshme. Padiskutim që reperi nga Drenica i meriton pasi vetëm në kaq pak kohë nga lansimi i tij si artist në një moshë shumë të vogël, ka publikuar shumë hite dhe ka një grup të madh ndjekësish.