Celebrities Gossip Showbiz

Një reper që tregon një shembull të mirë për t’u marrë falë punës, Don Xhoni zbulon më shumë nga jeta e tij!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi është i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon dhe në anën financiare, jo vetëm të tij por të të gjithë artistëve. Mirëpo, tek reperi i hitit “Make a pose”, i cili ka shumë pak kohë në tregun muzikor, sigurisht që bie mjaft në sy. Pak orë më parë, Xhonatani ka ndarë me ndjekësit e tij një foto ku duket vila e tij dhe dy makina të parkuara përpara që na lini t’ju themi janë me të vërtetë shumë luksoze dhe të kushtueshme. Padiskutim që reperi nga Drenica i meriton pasi vetëm në kaq pak kohë nga lansimi i tij si artist në një moshë shumë të vogël, ka publikuar shumë hite dhe ka një grup të madh ndjekësish.

E dashamirësit e muzikës së Don Xhonit janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që do të lansojë. Me anë të një postimi në ‘Instastory’ reperi ka lajmëruar se po punon për hitin e radhës, të cilin ne e presim që të publikohet sa më shpejt. Xhoni shfaqet në një studio muzikore duke na lajmëruar se vera 2022 do të jetë shumë “e nxehtë”.

Kënga e tij e fundit e publikuar titullohet ‘Crypto’, e cila deri tani ka kaluar 9 milion klikime.