Bota Gossip

Donald Trump zbulon këshillat më të rëndësishme që u jepte fëmijëve të tij!

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump së fundmi u përball me një intervistë jo edhe aq të zakonshmë për të, me një vajzë 11-vjeçe, babai i të cilës është një multimilioner. Clover Weitsman, është vajza e bizesmenit Adam Weitsman, e cila intervistoi ish-presidentin si pjesë e një projekti të shkollës, për të mësuar rreth anëve të ndryshme të spektrit politik.

Ndër të tjera ajo e pyeti Trump se çfarë këshille do t’i jepte babait të saj për rritjen e vajzave të tij?

Unë kam pesë fëmijë. Që nga dita që ata ishin aq të rritur sa të kuptonin, unë i thashë jo drogë, as alkool, as cigare dhe unë ja thoja këtë gjatë gjithë kohës.

Rikujtojmë, se Trump është babai i Donald Trump Jr., Ivanka Trump, Eric Trump, Tiffany Trump dhe Baron Trump. Vëllai i tij më i madh, Fred, vdiq në moshën 42-vjeçare nga alkoolizmi.

Short clip of my daughter Clover’s recent homeschool project interviewing former President Donald Trump. I want Clover…

Posted by Adam Weitsman on Saturday, August 14, 2021

Intervista e fundit u krye në bordin e avionit privat të Adam Weitsman në Gulfstream, në një përpjekje për të bërë që Clover të kuptonte të gjitha anët e spektrit politik. Weitsman ndau këtë video në faqen e tij në Instagram. Pritet që Clover të intervistojë dhe ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama.