Celebrities Gossip Showbiz

“Donte vetëm statusin e Khloe Kardashian”, modelja 23 vjeçare zbulon fjalët e Tristan

Basketbollisti, Tristan Thompson, jo pak herë është bërë pjesë e skandaleve mediatike për çështjen e tradhtisë ndaj partneres së tij, Khloe Kardashian. Pak pas bujës së ribashkimit me të, Tristan duket se nuk ka të ndalur.

Kohëve të fundit po diskutohet për një lidhje tjetër të tij me modelen 23-vjeçare Sydney Chase e cila ka hedhur pretendime për një marrëdhënie me Tristan. Sydney ka folur me detaje për këtë në një video në TikTok duke u shprehur se Tristan e kishte gënjyer fillimisht, duke i thënë se ishte beqar, por me kalimin e kohës, ajo kishte kuptuar se ai vazhdonte të ishte në një lidhje me Khloe-n.

Modelja ka vazhduar “demaskimin” ndaj tij, duke lexuar mesazhet që Tristan i kishte dërguar asaj personalisht:

Më dërgo një foto tënden. Po zemër, më pëlqen. Dua të shoh si duken. Jam kurioz. Tashmë jam shumë i lumtur që do të kthehem.

Ndërkohë, Sydney vazhdoi të tregonte anën e saj të historisë duke u shprehur se sipas saj, Tristan kishte thënë që me Khloe-n rri vetëm për shkak të statusit social:

Khloe nuk është tipi i tij, por unë jam tipi i tij. Ai donte statusin dhe ta ruante këtë status dhe unë i dukesha si ish-i i tij dhe unë jam tipi i tij. Më pas ai më telefonoi dhe më tha “Ti je ajo që unë pëlqej” dhe unë i thashë “Ti je me dikë tjetër”. Khloe ka qenë gjithashtu në dijeni të lidhjes tonë.