Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Dua Lipa, padyshim ylli i Javës së Modës në Milano! Veshja e saj tërheq vëmendjen e të gjithëve…

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa i ka lënë të gjithë gojëhapur kur u shfaq në Javën e Modës në Milano me një jumpsuit të tejdukshëm dantellë me një prerje në pjesën e pasme dhe mëngë të gjata dhe doreza. Bukuroshja kishte veshur reçipeta dhe të brendshme të zeza, të cilat kanë tërhequr dukshëm vëmendjen. Këtë veshje tepër provokuese, këngëtarja e ka kombinuar dhe me taka të zeza me platformë. Një çantë e kuqe e ndezur në formë zemre ishte “prekja e fundit” në pamjen magjepsëse të artistes.

Rikujtojmë që Lipa ka folur edhe më herët për eksperimentimin e saj me modën, duke u shprehur:

Asnjëherë nuk kam dashur ta fus veten në kuti dhe të them: ‘Ky është stili im dhe kaq’. Më pëlqen të eksperimentoj dhe të luaj. Moda është si muzika për ju, tingulli përfshin më shumë sesa thjesht fytyrën e artistit. Edhe artisti duhet të veshë rrobat, jo anasjelltas. Moda nuk mund të imponohet.

Rikujtojmë, se së fundmi ylli i muzikës pop ka ndarë disa detaje për albumin e saj të ardhshëm. Teksa mori pjesë në konferencën ESNS (Eurosonic Noorderslag) në Groningen, Holandë, krijuesja e hitit “Levitating” konfirmoi se albumi i saj i tretë është pop dhe do të vijë së shpejti.