Celebrities Gossip Music Showbiz

Dua Lipa publikon datat e turneut të ri!

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, më në fund dha lajmin e madh për fansat e saj. Fituese e tri çmimeve Grammy zbuloi se albumi i saj i ri do të quhet “Radical Optimism” dhe do të jetë i disponueshëm për transmetim apo blerje nga data 3 maj. “Radical Optimism” ka tashmë dy këngë solo të publikuar: “Houdini” dhe “Training Season”, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si unikisht dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës; zhanri pop, me tekste të guximshme. “Radical Optimism” vjen pas dy albumeve shumë të suksesshme që Dua ka publikuar përgjatë karrierës së saj, “Dua Lipa”, i publikuar në vitin 2017, dhe “Future Nostalgia”, i publikuar në vitin 2020.

Së fundmi ylli i muzikës pop përmes një postimi në Instagram njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”. Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë. Dua Lipa është padyshim një fenomen i muzikës “pop” në botë dhe albumi i saj më i ri po pritet me shumë kureshtje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Së fundmi, Dua u bë artistja e parë femër që ka katër këngë që arritën dy miliardë dëgjime në Spotify, të cilat janë “One Kiss”, “Don’t Start Now”, “New Rules” dhe “Levitating”. Njihuni me titujt e këngëve nga albumi në ardhje “Radical Optimism” nga Dua Lipa:

1. End Of An Era
2. Houdini
3. Training Season
4. These Walls
5. Whatcha Doing
6. French Exit
7. Illusion
8. Falling Forever
9. Anything For Love
10. Maria
11. Happy For You.