Tech

Duhej kërkesa publike e Kylie Jenner që CEO i Instagramit të “zgjohej”!

Ndryshimet e fundit në Instagram, ku dalin më shumë reels sesa foto të miqve, nuk është pritur mirë. Madje biznesmenia miliardere Kylie Jenner postoi një status ku shkruhej se kërkonte rikthimin e Instagramit të vjetër dhe jo transformimin e tij në Tiktok. Pas thirrjeve të përdoruesve, CEO i Instagram ka reaguar duke u shprehur se Instagram po ndryshon sipas kërkesave të kohës.

Mosseri tha se kompania po eksperimenton me disa ndryshime në aplikacion dhe e di që ka patur ankesa, por mesa duket rikthimi i Instagramit siç ishte nuk është i mundur. Ndërkaq, ai tha se:

Duhet të jem i sinqertë, besoj që në vazhdim Instagram do jetë më shumë për videot sepse po të shikoni njerëzit postojnë më shumë video dhe ju duhet të mësoheni me këtë ndryshim.

Rikujtojmë, se në datën 3 maj, kreu i Instagramit Adam Mosseri, njoftoi në profilin e tij për ndryshimin e fundit. Mosseri ndau me ndjekësit se paraqitja e imazheve dhe videove më të mëdha është mënyra e kompanisë për ta bërë përvojën në Instagram edhe më gjithëpërfshirëse.

Një shfaqje më e madhe e content-it, nuk është ndryshimi i vetëm që Instagram ka parë këto kohë. Platforma ka publikuar së fundmi edhe “Following”, “Favorites”, në mënyrë që përdoruesit ta personalizojnë përmbajtjen që duan t’u shfaqet në “Home”, në mënyrë kronologjike. Vetëm një numri të përzgjedhur përdoruesish iu është dhënë akses në test, kështu që nëse nuk keni vënë re një ndryshim drastik në Instagramin tuaj, vlerësojeni për aq kohë sa ju mbetet.