Botë e Çuditshme

Duke bërë video në TikTok me foshnjën e saj të sëmurë, influencerja “kryqëzohet” nga njerëzit!

Një mami “influencer” është kritikuar ashpër pasi ka postuar në TikTok një video, duke kërcyer pranë bebit të saj të sëmurë dhe të shtruar në spital. Whitney Leavitt, një grua amerikane, ka lindur fëmijën më 5 dhjetor dhe vetëm dy javë më pas, i porsalinduri kishte probleme me frymëmarrjen dhe u shtrua në spital.

Por, pavarësisht kësaj, mamaja e re e pa të arsyeshme që të vijonte me postimet në rrjetin social. Në videon e saj, i cili ka grumbulluar mbi 518,000 shikime në Twitter, Leavitt është duke kërcyer këngën hit të reperit Kendrick Lamar “Love”, ndërsa foshnja shihet i shtrirë në një krevat fëmijësh spitali me tuba frymëmarrjeje të lidhura në fytyrë. Në diçiturën e videos Leavitt ka shkruar:

Ai rezultoi pozitiv me RSV. Duke pritur që ai të marrë frymë më mirë vetë.

@spaoegrl

#stitch with @whitleavitt

♬ original sound – spaoegrl

Një komentuese shkroi se:

Duhet të jesh vërtet njeri i shpifur për të kërcyer në një situatë të tillë. I shkreti fëmijë.

Ndërsa një infermiere u shpreh se një sjellje e tillë, fatkeqësisht, është shumë e përhapur mes nënave që kanë fëmijët e sëmurë:

Shoh shpesh prindër që rrinë gjithë kohën në telefon duke regjistruar vuajtjen e fëmijëve të tyre, në vend që t’i ngushëllojnë ata. Acarohem shumë.

Ndërkaq, një tjetër komentuese grua pranoi se kishte bërë të njëjtën gjë në TikTok gjatë qëndrimit të nënës së saj në spital.

Unë nuk mund ta gjykoj atë sepse një herë kam filmuar një TikTok duke kërcyer me nënën time në shtratin e spitalit.

Leavitt e fshiu videon më pas nga llogaria e saj në TikTok dhe e zëvendësoi atë me një video të përlotur e cila arriti në 393,000 shikime duke shpjeguar pse e bëri atë gjë.

Unë e kuptoj që njerëzit janë të mërzitur me videon që kam bërë. Thjesht isha duke u përpjekur të jem pozitive. Mendoj se është e rëndësishme të mos supozojmë se çfarë po kalon dikush. Gjithsesi, e hoqa videon sepse u keqkuptua. Por sinqerisht isha vetëm unë që përpiqesha të isha pozitive në këtë situatë.

@whitleavitt

♬ original sound – Whitney Leavitt