Celebrities Gossip Showbiz

Duke tymosur cigare rrugëve, me siguri të gjithë do të habiteni kur të shihni vajzat e Barack Obama-s!

Vajzat e Barack dhe Michelle Obamës, Malia dhe Sasha, kanë ndryshuar totalisht stilin e jetesës pasi u zhvendosën në Bregun Perëndimor. Të dyja vajzat e Obamës u fotografuan në Los Anxhelos këtë javë. Malia u pa duke bërë një pushim teksa pinte cigare jashtë punës së saj dhe Sasha u pa në një shëtitje aty ku po studion, pasi u transferua nga Universiteti i Miçiganit në një shkollë në Kaliforni.

Vajzat e Obamës janë larguar nga qendra e vëmendjes, veçanërisht që kur babai i tyre u largua nga Shtëpia e Bardhë në fillim të vitit 2017. Muaj më vonë, Malia, e cila kishte marrë një vit pushim nga shkolla, u regjistrua në Universitetin e Harvardit, nga i cili u diplomua në pranverën e vitit 2021.

Ajo kishte shfaqur prej kohësh një interes për realizimin e filmave dhe kështu u përfshi në xhirimet e “Extant” në shkollë të mesme dhe me “The Weinstein Company” në vitin 2017. Ndërsa tani po punon në një projekt të paidentifikuar për Amazon në Los Angeles.

Të qenit president i Amerikës, ndikon jo pak në jetën personale dhe padashje i shton sfidat brenda një martese. Diçka të tillë e ka pohuar vetë ish-presidenti i SHBA-ve Obama, në librin biografik “A Promised Land”. Sjellim në vëmendje fjalët e tij:

Pavarësisht famës dhe suksesit të Michelle, unë ndjeja një tension të brendshëm tek ajo. Dukej sikur sapo u mbyllëm brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë, të gjithë zhgënjimet dhe frustrimet e saj të mëparshme u bënë më të përqëndruara, më të gjalla, ndoshta nga zhytja ime gjatë gjithë ditës në punë, apo mënyra se si politika e ekspozonte familjen tonë. Ndoshta sulmet e herëpashershme apo tendenca e miqve dhe familjarëve për ta trajtuar rolin e saj si dytësor për nga rëndësia.