Celebrities Gossip Showbiz

Duket se marrëdhënia mes Rita Orës dhe Taika Waititi qenka shumë serioze! Së shpejti një dasmë në horizont?!

Mësohet se së fundmi, Rita Ora dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi, tashmë po planifikojnë të martohen, sipas një burimi të afërt me ta. Çifti filluan të takohen me njëri-tjetrin në mars të këtij viti në Australi dhe tani po jetojnë në Los Angeles së bashku, me lidhjen e tyre që duket se sa vjen e po forcohet çdo ditë e më shumë. Sipas mediave të huaja, burimi pranë çiftit theksoi:

Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se si do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit. Të gjithë rreth tyre e nënvlerësojnë atë si tallje flirtuese, por Rita padyshim që shpreson se ai ta ketë seriozisht këtë gjë.

Këngëtarja shqiptare thuhet se ka bërë shaka me miqtë e saj se ata të dy do të martohen në një ceremoni së shpejti, para se të bëjnë një festë të madhe më vonë. Taika ka qenë i martuar më parë me producenten Chelsea Winstanley, por u ndanë në vitin 2018, derisa për Ritën kjo do të ishte martesa e saj e parë.

Javën e kaluar, 30 vjeçarja organizoi një festë madhështore për ditëlindjen e 46-të të partnerit të saj. Vlen të theksojmë se kjo është ditëlindja e parë e Taika-s krah Ora-s dhe duket se e kanë shijuar pafund. Pamjet nga festa, Rita i ka publikuar edhe në rrjetin e saj social Instagram ku duket qartë që është kënaqur pafund në ditëlindjen e të dashurit të zemrës.

Gjithashtu, Rita Ora ka vendosur të shkëputet nga Britania e Madhe dhe të transferohet përgjithmonë në Los Angeles. Ylli mesa duket mezi po pret një fillim të ri me të dashurin Taika Waititi. Rita thuhet se ka vendosur të zhvendoset përgjithmonë në Los Angeles pavarësisht se ka shpenzuar 7.5 milionë paund në një pallat me 6 dhoma gjumi në Londrën Veriore gati një vit më parë.