Celebrities Gossip Showbiz

Duket shumë e lumtur, Dafina Zeqiri nuk i ndal postimet me të dashurin e saj!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Prej disa ditësh Dafina ka treguar se po shijon pushimet e saj. Gjatë këttre pushime fotot me partnerin e saj kanë qenë të shumta e ditën e sotme këngëtarja ka tërhequr akoma më shumë vëmendjen. Kjo për shkak të një fotoje të postuar me të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji.

Së fundmi Dafina ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një bashkëpunim me Brunon dhe Klajdi Harunin. Ama duket se për videoklipin e këngës së tyre janë frymëzuar nga videoklipi i “Hymn For The Weekend” i Coldplay dhe Beyonce dhe ngjashmëria është e dukshme.