Celebrities Gossip Showbiz

Dyfishohet pasuria e Dua Lipa-s, kjo falë…

Ylli i muzikës pop me origjinë shqiprare Dua Lipa, listohet ndër top artistët më të pasura. Aktualisht këngëtarja ka një pasuri me vlerë deri në 68.5 milionë euro. Kështu bën të ditur “Companies House”. Në vitin 2020, ajo kishte 25 milionë paund ndërsa tani ka një pasuri me vlerë 60 milionë paund. Kjo është një rritje prej tetë milionë paund në krahasim me vitin e kaluar.

Te këto fitime kanë ndikuar turnetë e saj. Shuma përfshin vetëm dy muajt e parë të turneut “Future Nostalgia” në Amerikën e Veriut, i cili u mbajtë në muajin shkurt dhe mars të vitit të kaluar. Krijuesja e hitit “Levitating” më pas përformoi në Mbretërinë e Bashkuar, në Evropë, në Amerikën e Jugut, në Zelandën e Re dhe në Australi. Një burim i afërt me Lipa-s tha:

Paratë po vijnë por ajo po i përdor me mençuri.

Përveç kësaj, Dua aktualisht është duke punuar në albumin e saj të tretë, i cili pritet të publikohet në fund të këtij viti. “Future Nostalgia” në mars 2021 fitoi çmimin “Grammy” për ‘albumin më të mirë’ dhe kënga e saj “Don’t Start Now” arriti sukses të jashtëzakonshëm duke përfshirë disa nominime. Ndërkaq, Lipa është shumë krenare për origjinën e saj dhe këtë e vërteton sa herë që i jepet mundësia.

Pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare dhe kalimit të pushimeve në jug të vendit, duket se ylli i muzikës pop po mendon të ketë një rezidencë personale pikërisht në këtë zonë turistike. Mediat amerikane shkruajnë se Dua po ndërton një rezidencë superluksoze në Sarandë, përballë ishullit grek të Korfuzit, me pamje nga deti Jon. Lipa, e lindur në Britani nga prindër shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, iu dha shtetësia shqiptare në nëntor nga presidenti Bajram Begaj.