Celebrities Love & Sex Showbiz

Dyshja e njohur e Hollywood-it zbulon sekretin e martesës së tyre të lumtur!

Kur bëhet fjalë për çiftet hit të Hollivudit, Blake Lively dhe Ryan Reynolds sigurisht të vijnë në mendje mes emrave të shumtë. Pasi u takuan në xhirimet e ‘Green Lantern’ dhe u martuan në vitin 2012, Blake dhe Ryan tani janë prindër të tre vajzave, James, e lindur në 2014, Inez, në 2016 dhe Betty, e lindur në shtator 2019. Së bashku, në Instagram, ata kanë më shumë se 75 milionë ndjekës, me të cilët ndajnë foto nga jeta e tyre e përditshme.

Në rrjetet sociale, të dy shfaqen më të lidhur se kurrë dhe duket se është njësoj edhe në jetën reale. Por cili është sekreti i lumturisë së tyre? E zbulojnë vetë ata në një intervistë të fundit. Duke zbuluar sekretin e martesës së tyre të lumtur për fansat, Ryan Reynolds foli se çfarë do ta bënte martesën e tij me Blake Lively të suksesshme, duke theksuar se si ata janë rritur së bashku që kur u takuan. Aktori i ‘Deadpool’ tha se përbërësi kryesor për një martesë të lumtur është së pari të jeni miq të mirë.

Dëshmi për këtë janë të gjitha postimet dhe fotot që të dy publikojnë duke tallur njëri-tjetrin. Sipas Reynolds, të biesh në dashuri është e mrekullueshme, por të pëlqesh njëri-tjetrin edhe në jetën e përditshme është diçka ndryshe. Ryan Reynolds tha se ai dhe Blake Lively gjithmonë e kanë pëlqyer njëri-tjetrin dhe kanë vendosur të rriten së bashku, të mësojnë nga njëri-tjetri. Këtë e ka konfirmuar edhe ish-aktorja e ‘Gossip Girl’, duke treguar se sipas saj, sekreti i një martese të gjatë dhe të lumtur është të mos e marrësh kurrë çdo gjë seriozisht.

Rikujtojmë, se së fundmi instruktori personal i fitnesit i aktores së njohur Lively, Don Saladino, ka treguar se nga se përbëhen vaktet e saj, me ndihmën e të ciles ajo arrin të ruajë një formë perfekte trupore. Aktorja preferon një dietë të baraspeshuar, e cila përbëhet nga proteina, fruta, niseshte dhe yndyrna të shëndetshme. Për mëngjes, ajo më së shpeshti konsumon vezë të fërguara në vaj kokosi dhe drithëra pa gluten.