Celebrities Gossip Showbiz

E afërt me babain e ndjerë por një marrëdhënie aspak të mirë me nënën e saj, e kemi fjalën për Jennifer Aniston!

Aktori veteran John Aniston, babai i aktores Jennifer Aniston, ndërroi jetë të premten në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri me dije vetë Aniston përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkroi disa fjalë prekëse për babain e ndjerë. Megjithatë, ajo nuk e zbuloi shkakun e vdekjes së tij. Por ndërsa Aniston ishte tepër e afërt me babain e saj, nga ana tjetër kishte një marrëdhënie shumë më të ftohtë me nënën e saj, Nancy Dow, e cila u nda nga jeta në vitin 2016.

Për dekada të tëra, marrëdhënia e Aniston dhe Dow kishte qenë e vështirë dhe vendimi i kësaj të fundit për të publikuar një libër tregues për marrëdhënien e tyre, duket se e shqetësoi shumë Jennifer.

Dow, një modele dhe aktore që u shfaq në “The Beverly Hillbillies” u martua me John Aniston në vitin 1965 dhe mirëpritën Jennifer, fëmijën e tyre të vetëm së bashku, katër vjet më vonë. Çifti u divorcua kur Aniston ishte 9 vjeçe dhe marrëdhënia mes saj dhe së ëmës u bë më e komplikuar gjatë viteve të adoleshencës.

Pas publikimit të librit në vitin 1999, Aniston dhe Dow nuk folën për gjashtë vjet të tjera, derisa ndarja e aktores nga Pitt e shtyu atë ta rivlerësonte marrëdhënien. Ndërsa arritën ta rregullonin marrëdhënien e tyre, besohet se ato kurrë nuk u bënë aq të afërta sa ishte Aniston me babain e saj. Në vitin 2011, Dow pësoi një sërë goditjesh që e lanë atë të paaftë për të ecur apo folur. Ajo ndërroi jetë në Los Angeles në maj 2016.

Në një intervistë të vitit 2018 me Elle, Jennifer pranoi se nëna e saj e kishte lënë atë me “plagë të thella” por pranoi se ato ishin të paqëllimshme. Rikujtojmë, se së fundmi Aniston ka folur për përpjekjet e saj të dështuara për të mbetur shtatzënë, duke thënë se nuk ka “zero keqardhje” për një periudhë të vështirë në jetën e saj. Duke folur me gazetaren Danielle Pergament për kopertinën e revistës “Allure”, Aniston tregoi se si ajo kishte “kaluar shumë vështirësi” në fund të të 30-tave dhe të 40-tave, por kjo e bëri atë personin që është sot.