Celebrities Gossip Showbiz

E bëri të qajë! Atdheu përlotet nga letra e…

Atdhe Xharavina padyshim që është një perspnazh shumë i përfolur edhe pse eksperienca e tij në ‘Për’Puthen’ ka përfunduar ai vazhdon të jetë në qendër të mediave me çdo ‘lëvizje’ tijën. Siç ka ndodhur së fundmi ku nuk u përfol pak gjesti shumë i dhimbsur i tij për  gratë e prekura nga kanceri duke dhuruar folkët e tij të gjata, që në fakt ishin një pjesë shumë e veçantë e Atdheut.

I ftuar pak më parë në ‘Ftesë në 5’ , një letër e ka përlotur ish- konkurrentin e ‘Për’Puthen’. E kjo letër me disa fjalë shumë prekëse ka ardhur pikërisht nga motra e tij. Fillimisht, motra e Atdheut foli lidhur për veprimin shumë prekës të tij dhe ceku paksa preferencat e tij tek vajzat.

Flokët e gjata disi e veçonin nga pamja sepse i rrinin shumë bukur. Pas shumë vitesh vendosi t’i heqë për një kauzë, dhurimi i tyre për gratë e prekura nga kanceri, fakt që na preku edhe ne si rast, pasi nëna kaloi një periudhë të tillë. Uroj të mos sprovohet askush nga kjo sëmundje. Vajzat, eh vajzat! Janë shumë që e adhurojnë atë, por sa di unë ai ka merak brunet, vajzat e qeshura me flokë të gjata. Shpirtin ta kenë të bukur, pse jo dhe pamjen fizike. Do ishin një dyshe e përkryer. Dy brunë si çift. Se di, ai e di më mirë. Motra vetëm më të mirën i uron. Duaj! Adhuro! Mos lëndo! Femra ideale do jetë e lumtur me të 

I ftuar para pak muajsh në “Live from Tirana”, Atdheu si rrallëherë na foli pak më shumë për familjen si dhe marrëdhënien e veçantë që ai ka me ta.