Ylli televiziv Sofia Vergara pavarësisht moshës shfaqet gjithmonë në një formë perfekte fizike. Shumë fansa të bukuroshes janë të bindur se ajo ka kryer shumë ndërhyrje kirurgjikale. Vergara ka zgjedhur t’i mohojë këto aludime. 51-vjeçarja tha për revistën Glamour se:
Zgjedh të shmang leximin e komenteve dhe e dini pse? Sepse zakonisht ata që komentojnë janë persona që janë në humor të keq, të depresionuar apo xhelozë. Në fillim të viteve 90’ u ndërgjegjësova për rëndësinë e kremit të diellit në procesin kundër plakjes. Nuk jam kujdesur sa duhet për veten duke patur parasysh se kam jetuar në një vend të ngrohtë si Kolumbia ku ka diell për gjatë gjithë vitit.
Së fundmi Sofia ka folur për Entertainment Tonight dhe e pyetur për vitin e kaluar, ajo fillimisht tha: “Ka qenë shumë interesante për mua”. Ylli po i referohej qartë divorcit të saj nga Joe Manganiello. “Shumë ndryshime, shumë gjera të mira dhe të çmendura, por edhe të këqija. Gjithçka ndodh. E dini, është ajo që e bën jetën kaq argëtuese dhe interesante”,-shtoi Sofia.
Sofia beson se ende e presin shumë gjëra të mira. “Ka gjithmonë kohë për më shumë gjëra të mira.” Duhet theksuar se gati dy muaj pas ndarjes së tyre, ish-bashkëshorti i saj pati një lidhje me kolegen e saj aktore, Caitlin O’Connor. Rikujtojmë se Vergara dhe Joe bënë kërkesë për divorc pas 7 vitesh martesë. Ish-dyshja e njohur përmendën si shkak të ndarjes “marrëveshjet e papajtueshme” mes tyre.