Së fundmi Sofia Vergara ka folur për Entertainment Tonight dhe e pyetur për vitin e kaluar, ajo fillimisht tha: “Ka qenë shumë interesante për mua”. Ylli po i referohej qartë divorcit të saj nga Joe Manganiello. “Shumë ndryshime, shumë gjera të mira dhe të çmendura, por edhe të këqija. Gjithçka ndodh. E dini, është ajo që e bën jetën kaq argëtuese dhe interesante”,-shtoi Sofia.
Sofia beson se ende e presin shumë gjëra të mira. “Ka gjithmonë kohë për më shumë gjëra të mira.” Duhet theksuar se gati dy muaj pas ndarjes së tyre, ish-bashkëshorti i saj pati një lidhje me kolegen e saj aktore, Caitlin O’Connor. Rikujtojmë se Vergara dhe Joe bënë kërkesë për divorc pas 7 vitesh martesë. Ish-dyshja e njohur përmendën si shkak të ndarjes “marrëveshjet e papajtueshme” mes tyre.
Burimet pohuan se aktori ishte ai që donte një fëmijë dhe Vergara, i cili tashmë ka një djalë 30 vjeç, ishte ajo që e refuzoi këtë. Ndërkaq, Sofia dhe Joe kanë pasur një qen Chihuahua-Pomeranian, për të cilën aktorja shpesh herë ka bërë batuta duke thënë se nuk e preferon shumë, por duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar. Të dy nuk kanë fëmijë së bashku, por qeni i tyre është bërë një burim grindjesh.